Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐒𝐡ë𝐧𝐨𝐧 𝐃𝐢𝐭ë𝐧 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

Prishtinë, 25 shtator 2024 – Nën mbështetjen e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale, Oda e Ndërmjetësuesve organizoi një ngjarje rrjetëzuese me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë, ku u diskutua fuqizimi i procedurës së ndërmjetësimit në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ngjarje bashkë me Kryetarën e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, znj. Ganimete Xhelili, ishin Drejtori i Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje në USAID, z. Noel Bauer, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, Zëvendës U.D i Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve të Shqipërisë, znj. Drita Avdyli, dhe ndërmjetësues dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatë kësaj ngjarjeje u diskutuan arritjet e deritanishme dhe roli i ndërmjetësimit si një procedurë e shpejtë, e lirë dhe efikase, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët institucional.

Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta institucionale dhe përkrahjes së vazhdueshme nga program i USAID-it Drejtësia Komerciale, deri në funde të vitit 2023 numri i rasteve të referuara nga sistemi gjyqësor i Kosovës është rritur në 6,037, një rritje prej 164.6%.

Oda e Ndërmjetësuesve mbetet e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve të ndërmjetësuesve me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të këtij profesioni.

Artikujt e fundit

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Najnovije

Nedavne aktivnosti