Mitrovicë, 09 shtator 2023 – Në kuadër të Memorandum Bashkëpunimit me Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” me përkrahje nga dekanati i fakultetit dhe interes nga studentët Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës me mbështetje nga Ambasada Italiane dhe Organizata Gjermane CSSP organizuan ligjëratën me temë: Ndërmjetësimi, që kishte për qëllim vetëdijësimin mbi procesin e ndërmjetësimit, funksionimin, praktikat e mira në vend,legjislacionin dhe rolin e Odës.
Të pranishëm dhe me kërshëri për informim ligjëratën ndoqën student të po këtij fakulteti, në mbështetje të Dekanit Prof.Islam Qerimi, nga profesori Arbnor Ajeti, kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës znj.Ganimete Xhelili dhe përfaqësues nga CSSP z.Bekim Ismaili.
Ligjëratat e aktivitetet për promovim të procesit të Ndërmjetësimit në kuadër të bashkëpunimit të mirë do vazhdojnë, me qëllim të informimit dhe fuqizimit të procesit në vend.