Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐉𝐚𝐯ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭

Mitrovicë, 26 shtator 2024 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, mbështetur nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale ka organizuar një sesion informues me nxënës në SH.M.E “Hasan Prishtina”, Mitrovicë.

Gjatë këtij aktiviteti interaktiv, nxënësit patën mundësi të informohen mbi ndërmjetësimin nga ndërmjetësuesi i licensuar-anëtari i bordit në Odë z.Edmond Kumnova dhe nga specialistja e ndërmjetësimit znj. Vione Aliu nga Programi Drejtësia Komerciale.

Rinia është e ardhmja e vendit, e ne inkurajojmë ata të zgjedhin profesionin e ndërmjetësimit, një fushë shumë e dobishme që ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim personal dhe profesional.

Newest

Recent activities