Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Prishtinë, 14 gusht 2024 –   Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, me mbështetje nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, organizuan një punëtori për Zyrtaret për Barazi Gjinore, me temën Ndërmjetësimi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve.

Punëtoria shërbeu si forum për shkëmbimin e informatave lidhur me rëndësinë dhe përparësitë e zgjidhjes së kontesteve përmes procedurës së ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi, si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përveç zbatimit në kuadër të raporteve civile dhe penale, vjen në shprehje edhe në kontestet mes palëve që rrjedhin nga raportet administrative. Nisur nga kjo, punëtoria kishte për qëllim të informojë pjesëmarrësit për rolin e organeve të administratës qendrore dhe lokale, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit dhe të promovojë ndërmjetësimin si mekanizëm që lehtëson qasjen në drejtësi për gratë.

Në tryezë diskutimi të pranishëm/me ishin U.D. Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës Ganimete Xhelili, Zëvendës Drejtor Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale Qemajl Marmullakaj, Zyrtaret për Barazi Gjinore  dhe Anita Kosumi Trajnere për Ndërmjetësim.

Najnovije

Nedavne aktivnosti