Prishtinë, 25 mars 2022 – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takime të ndara kryetarët dhe përfaqësues/e të tjerë nga Oda e Noterëve të Kosovës dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për iniciativat, funksionimin e tyre, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto oda.
Ministrja Haxhiu, gjatë këtyre takimeve, theksoi rëndësinë që kanë profesionet e lira ligjore për sistemin e drejtësisë në vend, duke u zotuar se Ministria të cilën ajo e drejton mbetet e përkushtuar në trajtimin e kërkesave të cilat dalin nga odat me qëllim që të fuqizohet me tej roli i tyre në ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarët.
Digjitalizimi i sistemit noterial dhe trajnimi e mentorimi i ndërmjetësuesve trajnues të specializuar – me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, ishin ndër të tjerash temat që u diskutuan gjatë këtyre takimeve.
Ministrja Haxhiu, së bashku me Kryetarin e Odës së Noterëve të Kosovës, Aliriza Beshi dhe Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, u dakorduan që të vazhdojnë me bashkëpunimin e mirë që kanë, për të avancuar edhe më tej sistemin e noterisë, respektivisht ndërmjetësimit në vend.