Gjilan, 26 janar 2022 – Në nismën e takimeve rajonale, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, e shoqëruar nga anëtari i Bordit të Odës, përfaqësuesi i rajonit të Gjilanit, Ruzhdi Gagica u takuan me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi dhe referentin e zyrës për ndërmjetësim, Artan Arifi.
Në këtë takim, u diskutua rreth nismave të ONDK, planifikimeve tutje dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm referuar praktikave të mira, sukseseve në përzgjedhjen e ndërmjetësimit si metodë efikase dhe numrit të lartë të marrëveshjeve të arritura.