Prishtinë, 07 mars 2022 – Është lidhur Memorandum apo Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, përfaqësuar nga Kryetarja, Ganimete Xhelili dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit të Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetarja, Drita Avdyli. Në këtë event, të pranishëm poashtu ishin edhe ndërmjetësuesit, Kryetar i Bordit dhe përfaqësuesi i rajonit të Prishtinës, Nexhip Sheholli dhe përfaqësuesi i bordit nga rajoni i Mitrovicës, Mentor Boja.
Ky memorandum apo marrëveshje synon të lehtësojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë ndërmjet ONDK dhe DHKN, që të nxisin dhe t’i hapin rrugë zbatimit të ndërmjetësimit si mjet alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Objekti i kësaj marrëveshje gjithashtu është ndërveprimi dhe bashkëpunimi i përgjithshëm ndërmjet dy Odave, bashkëpunimi për konferenca shkencore e projekte të ndryshme dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të mira në lidhje me procedurën e ndërmjetësimit në Shqipëri dhe Kosovë.