Gjilan, 06 qershor 2022 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili me Udhëheqësin e Divizionit për Jurisprudencë, Ndërmjetësim dhe Administrator Falimentues në Ministrinë e Drejtësisë, Labinot Gashin dhe përfaqësuesin e Bordit të Odës nga rajoni i Gjilanit, Ruzhdi Gagica, u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu.
Gjatë këtij takimi, fillimisht u përgëzua Kryetari Salihu për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke i uruar suksese dhe mbarësi në vazhdimësi të punës dhe iniciativave në mandatin e tij. Gjithashtu nga Kryetarja Xhelili, u kërkua që në rkur plotësohen kushtet ligjore, të shmangen proceset gjyqësore dhe të referohen për ndërmjetësim rastet e përshtatëshme, si një alternativë e cila u mundëson qytetarëve zgjidhjen e konflikteve apo mosmarrëveshjeve jashtë dyerve të gjykatave. Kryetari Salihu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, për rëndësinë dhe efikasitetin që ka ndërmjetësimi në zgjidhjen e lëndëve, dhe për avancim të qasjes së lehtë dhe të drejtë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.