Prizren, 13 qershor 2022 – Në këtë takim është biseduar gjerësisht për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet kësaj prokurorie dhe ONDK-së, me ç’rast Kryeprokurori Shala ka ofruar mbështetjen e pa-rezervë për mekanizimin e ndërmjetësimit edhe në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Kryetarja e ONDK-së, kërkoi që të rritet numri i rasteve të referuara në ndërmjetësim nga kjo prokurori, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm. Poashtu, edhe zyrtarët ndërmjetësues të pranishëm në këtë takim, kanë falënderuar Kryeprokurorin Shala për bashkëpunim, teksa kanë biseduar edhe për shumë çështje tjera të ndërlidhura me procesin e ndërmjetësimit në përgjithësi dhe me këtë prokurori.