Prishtinë, 14 gusht 2024 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, me mbështetje nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, organizuan një punëtori për Zyrtaret për Barazi Gjinore, me temën Ndërmjetësimi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve.
Punëtoria shërbeu si forum për shkëmbimin e informatave lidhur me rëndësinë dhe përparësitë e zgjidhjes së kontesteve përmes procedurës së ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi, si mekanizëm alternativ për