Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me propozimin e përfshirë në Draft Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores 01.nr.110-2782, për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, i cili parasheh caktimin e taksës komunale në shumën prej 700 euro për ushtrimin e veprimtarisë profesionale të ndërmjetësuesit.

Konsiderojmë se kjo ngarkesë financiare është e pajustifikuar dhe joproporcionale me realitetin e profesionit të ndërmjetësuesit në Kosovë. Ndërmjetësimi është një profesion i lirë me interes publik, i cili kontribuon në zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të mosmarrëveshjeve, uljen e numrit të lëndëve në gjykata dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi.

Pavarësisht rolit të tij të rëndësishëm, ndërmjetësimi ende përballet me sfida të shumta në praktikë dhe nuk ka arritur nivelin e nevojshëm të fuqizimit institucional. Për më tepër, tarifat e ndërmjetësimit janë të kufizuara dhe të përcaktuara në atë mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet një shërbim i përballueshëm dhe efektiv. Për këtë arsye, ndërmjetësuesit nuk mund të trajtohen njësoj me profesionet e tjera të lira sa i përket barrës fiskale komunale.

Vendosja e një takse prej 700 euro rrezikon të dekurajojë ushtrimin e profesionit, të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit dhe të krijojë barriera shtesë për profesionistët që kontribuojnë drejtpërdrejt në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës i bën thirrje Komunës së Prishtinës (Kryeqyteti Prishtina) që të rishqyrtojë këtë propozim dhe të marrë parasysh specifikat e profesionit të ndërmjetësuesit, kontributin e tij në interes publik dhe nevojën për politika që mbështesin fuqizimin e ndërmjetësimit, e jo rëndimin e ushtrimit të tij.

Mbështetja e ndërmjetësimit duhet të reflektohet përmes politikave që e nxisin dhe e fuqizojnë këtë mekanizëm, e jo përmes masave që vështirësojnë ushtrimin e tij.

Najnovije

Nedavne aktivnosti