Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐏𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐧ë 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭: 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐞 𝐏ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

Prishtinë, 29 tetor 2024 – U mbajt punëtoria e bashkëorganizuar nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Ministria e Kulturës, me mbështetjen e UNDP-së, ku u trajtua tema e rëndësishme e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit në të Drejtën e Autorit, duke përfshirë tarifat e përgjithshme dhe kompensimet për shfrytëzimin e të drejtave të autorit sipas Ligjit Nr. 08/L-205.

Pjesëmarrësit në punëtori përfshinin kryetaren e Odës, Ganimete Xhelili; përfaqësuesen e Ministrisë së Kulturës – Zyra për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Zjarrta Osmani; përfaqësuesen e UNDP-së, Merita Isufi; ekspertin e DPI, Valon Kashtanjeva; si dhe ndërmjetësues të licencuar – anëtarë të Odës.

Temat e Diskutimit:

🔍 Risitë dhe konceptet themelore për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta sipas Ligjit Nr.08/L-205

Diskutim mbi risitë e ligjit të ri dhe mënyrën se si konceptet e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta po zhvillohen dhe zbatohen në Kosovë.

⚖️ Ndërmjetësimi dhe Arbitrazhi në Përcaktimin e Tarifave dhe Kompensimeve për Shfrytëzimin e të Drejtave të Autorit

Diskutimi për rolin e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit në përcaktimin e tarifave dhe kompensimeve, si dhe praktikat më të mira për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Gjatë punëtorisë u prezantua edhe një doracak i ri që përmbledh konceptet dhe praktikat themelore për ndërmjetësimin dhe arbitrazhin në të Drejtën e Autorit. Ky doracak pritet të shërbejë si një udhërrëfyes i rëndësishëm për profesionistët e fushës në Kosovë.

Najnovije

Nedavne aktivnosti