Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Ndërmjetësimi konsiderohet më efikas se gjykata

Podujevë 10 Shkurt 2023 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës në bashkëpunim me Organizatën Sundimi i Demokracisë në Kosovë, të përkrahur nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, organizuan tryezë të rrumbullakët për qytetarët e Podujevës që shërbej si forum për shkëmbimin e informatave dhe përvojave në lidhje me zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me fokus për Ndërmjetësimin

Në tryezë kryetari i Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve, Nexhip Sheholli, ka thënë se kjo formë e zgjidhjes së kontesteve ndërmjet palëve është edhe më pak e kushtueshme.

“Palët merren vesh dhe kjo nuk ka kosto të madhe”, ka thënë ai.

Ndërsa, ndërmjetësuesi Yll Zekaj, ka thënë se ka mjaft raste që nuk duan t’i zgjidhin lëndët në gjykatë. Sipas tij, vetëm në Degën në Podujevë të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë 7 mijë lëndë që duhet t’i zgjidhin vetëm 5 gjyqtarë. Ai ka theksuar se ndërmjetësimi është pak a shumë si pleqnarët më herët.

“Pleqnitë më herët kanë funksionuar për shkak se nuk i kanë besuar sistemit të drejtësisë. Por, ndërmjetësimi dallon nga pleqënia. Atëherë ka pasur edhe sanksione të ashpra. Tash kanë ndërruar rrethanat. Ndërmjetësuesit nuk përcaktojnë rregulla, merren vesh vetë palët. Kjo është një mënyrë që rasti mos të shkojë në gjykatë. Tash është rregulluar pak ma mirë se në 2008. Prej vitit 2018 ndërmjetësimi pasi të përfundojë është si vendimi i gjykatës”, ka deklaruar Zekaj.

Sipas tij, nëse pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet palëve, njëra nuk e respekton atë vendim, mund të çohet te përmbaruesi.

“Nëse flasim për lëndët penale me ndërmjetësim mund të zgjidhen për rastet që janë të dënueshme deri në 3 vjet. D.m.th. për veprat që janë më të lehta dhe që mund të merren vesh. Rasti mund të tërhiqet edhe nëse lënda është në prokurori. Te lëndët civile nuk e di se çka nuk mund të zgjidhet me ndërmjetësim. Zgjidhja e një lëndë në gjykatë mund të shkojë deri në një dekadë. Çështja e ndërmjetësimit është e favorshme për të dyja palët. Procedura është e shpejtë. Ajo duhet të zgjidhet për 90 ditë”

Edhe për rastet penale, edhe kur lënda ka qenë në prokurori dhe palët merren vesh që kontestin ta zgjidhin me ndërmjetësim, mund t’u shlyhet lënda dhe nuk figurojnë në evidenca të personat të dënuar.

Të pranishmit në këtë tryezë kanë pyetur nëse mund të zgjidhen lëndët edhe pasi kanë shkuar në gjykatë.

Yll Zekaj ka thënë se në disa raste ndërmjetësimi është i obligueshëm. Sipas tij, rastet familjare së pari provohet të zgjidhen me ndërmjetësim dhe nëse kjo dështon atëherë kalohet në gjykatë. Zekaj ka thënë gjithashtu se rastet më të preferueshme janë kur lëndët nuk shkojnë në gjykatë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse çështjet pronësore mund të zgjidhen në ndërmjetësim, Zekaj ka theksuar se të gjitha këto lëndë mund të zgjidhen me ndërmjetësim, por kjo mund të bëhet vetëm pe persona të gjallë.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka dërguar 3000 lëndë te ndërmjetësuesit për çështjen e pagesave për mësimdhënës.

Ndërsa, zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë thënë se në rastet e dhunës në familje me Ligj nuk u lejohet pajtimi.

Artikujt e fundit

𝐏𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐧ë 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭: 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐞 𝐏ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

𝐌𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐉𝐚𝐯ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë,𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬– 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧 𝐧𝐣ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐠𝐫𝐚𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬𝐞.