21 maj 2022 – Sot, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (‘’FMCS’’) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (‘’INL’’) pranë Ambasadës së SHBA-së, është duke e zhvilluar sesionin e I-rë të Trajnimit të Trajnuesve në fushën e Ndërmjetësimit.
Gjatë 3 ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit/et do jenë në gjendje t’i avancojnë njohuritë e tyre dhe t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre trajnuese, së bashku me ekipin e FMCS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Peter Swanson, Emily Rife dhe David Moora.