Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐧ë 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜ë

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët ℹ️

✅ Për: 𝐥ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐞 𝐏𝐮𝐧ë𝐬

Kontestet nga marrëdhënia e punës mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe pajtimit të palëve në kontest. Disa nga lëndët nga marrëdhënia e punës të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

🔹kontestet lidhur me diskriminimin në punë mbi çfarëdo baze dhe mobingun

🔹 kontestet lidhur me kompenzimin e pagave

🔹kontestet lidhur me kompenzimin e përfitimeve dhe shpërblimeve tjera në punë mbi bazën e trajtimit të barabartë të të punësuarve

🔹kontestet lidhur me kompenzimin e dëmit material dhe jomaterial për lëndimet në punë, përfshirë fitim e humbur dhe rentën

🔹si dhe konteste të tjera që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim.

✅ 𝐋ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐚𝐫𝐞

Kontestet tregtare mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe me pajtimin e palëve në kontest. Disa nga kontestet tregtare të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

🔹 Kontestet e shkaktuara nga konkurrenca e ndershme ose e pandershme

🔹 Kontestet lidhur me mospërmbushjen e kontratave tregtare të lidhura mes personave fizikë dhe juridik (me përjashtim të kontratave publike)

🔹 Kontestet që rrjedhin nga funksionimi dhe mbarëvajtja e shoqërive tregtare. Në këtë kategori përfshihen të gjitha mosmarrëveshjet e krijuara për shkak të vendimmarrjeve në organet drejtuese të tyre, apo ato që vijnë për shkak të marrëdhënieve të ortakëve/aksionerëve

🔹Kontestet lidhur me kompensimin e dëmit material dhe jomaterial

🔹 Kontestet lidhur me kontratat e sigurimeve

🔹 Kontestet që rrjedhin nga kontratat e kredisë (riprogramimi, kamata e kundërligjshme, garancionet bankare)

🔹Kontestet lidhur me markat tregtare

🔹si dhe konteste të tjera nga e drejta tregtare që kualifikohen si të përshtatshmë për ndërmjetësim.

✅𝐋ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞

Çështjet nga e drejta administrative mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit sipas vlerësimit të gjykatës dhe me pajtimin e palëve. Kategoria e lëndëve/konflikteve administrative të cilat mund të referohen, por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

🔹 Rastet që kanë të bëjnë me ekzekutimin e aktit administrativ ose afateve për kryerjen e obligimeve inidividuale.

🔹Çështjet që kanë të bëjnë me kërkesëpaditë të cilat janë paraqitur së bashku me kërkesëpadinë kryesore si kërkesa aksesore për kthimin e sendeve të marra ose kompenzimin e dëmit.

🔹Kontestet lidhur me lartësinë e kompensimit të dëmit, heqjen dorë nga kompensimi I dëmit, afatet për kthimin e sendeve, heqjen dorë nga kthimi i sendeve, etj.

🔹 si dhe raste tjera administrative që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim.

Artikujt e fundit

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 – 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦ë𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐫𝐞𝐜𝐢𝐩𝐫𝐨𝐤𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞

Najnovije

Nedavne aktivnosti

Aktivnosti

𝐌𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐮𝐧ë𝐬 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐅𝐢𝐥𝐨𝐳𝐨𝐟𝐢𝐤

Prishtinë, 12 maj 2025 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Fakulteti Filozofik – Departamenti

Aktivnosti

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 – 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.

𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝟏𝟕 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 – Punëtoria mblodhi së bashku ndërmjetësuese të licencuara dhe gra ndërmarrëse,