Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët ℹ️

Për: 𝐥ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐂𝐢𝐯𝐢𝐥e

Përveç kontesteve të cilat janë paraparë me Ligjin për Ndërmjetësim, ka edhe konteste të tjera të natyrës civile të cilat mund të referohen në procedurën e ndërmjetësimit nga ana e gjyqtarëve sipas vlerësimit të tyre dhe pajtimit të palëve. Disa nga lëndët civile të cilat mund të referohen por që nuk kufizohen, për zgjidhje përmes ndërmjetësimit janë:

🔹 Kontestet lidhur me fitimin dhe humbjen e të drejtës së pronësisë në sendet e luajtshme dhe të paluajtshme

🔹 Kontestet lidhur me mosrespektimin e të drejtës së parablerjes

🔹 Kontestet lidhur me bashkëpronësinë

🔹Kontestet lidhur me pronësinë e përbashkët

🔹 Kontestet lidhur me Posedimin dhe bashkëposedimin

🔹Kontestet lidhur me pengim posedimin

🔹 Kontestet lidhur me marrëdhëniet juridike reciproke të pronarëve të njësive të ndërtesës

🔹 Kontestet lidhur me të drejtën fqinjësore, si: Detyrimi për përkujdesje, Ngatërrimi i kufirit, Shënimi dhe instalimet e kufirit, Pema në kufi, Imisione, Frutat, Degët dhe rrënjët, Hyrja e domosdoshme për marrjen e kafshëve, Kalimi i domosdoshëm, E drejta e kalimit për ndërtesa, Shfrytëzimi i përkohshëm i një paluajtshmërie fqinje, Shembja e një ndërtese, Ndërtimi përtej vijës së kufirit, Mihja rrezikuese, Rrjedha e ujit.

🔹 Kontestet lidhur me mbrojtjen e pronësisë, si: Kërkesa e pronarit për kthimin e sendit nga poseduesi pa të drejtë posedimi, Kërkesa e pronarit kundër poseduesit me mirëbesim, Kërkesat e poseduesit me mirëbesim nga pronari, Kërkesat e pronarit kundër poseduesit me keqbesim, Kërkesat e poseduesit me keqbesim nga pronari, Kërkesa për largimin dhe mospërsëritjen e cënimit të pronësisë dhe farëdo cënimi të posedimit apo përdorimit të së drejtës së pronësisë mbi një send

🔹Kontestet lidhur me servitutet

🔹 Kontestet lidhur me barrën sendore

🔹 Kontestet lidhur me të drejtën e ndërtimit

🔹 Kontestet lidhur me mospërmbushjen ose përmbushjen e pjesshme të kontratave

🔹 Kontestet lidhur me kompenzimin e dëmit material dhe jomaterial

🔹 Kontestet lidhur me shpërblimi në formë të rentës në të holla

🔹 Kontestet nga e drejta e banimit

🔹Kontestet lidhur me administrimin e pasurisë së fëmijës nga njëri prind, të cilit i është besuar rritja dhe edukimi i fëmijës

🔹 Kontestet lidhur me pasojat personale e pasurore ndërmjet bashkëshortëve pas zgjidhjes së martesës

🔹 si dhe konteste të tjera që vlerësohen të përshtatshme për ndërmjetësim.

Artikujt e fundit

𝐏𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐧ë 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭: 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐞 𝐏ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

𝐌𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐉𝐚𝐯ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë,𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬– 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧 𝐧𝐣ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐠𝐫𝐚𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬𝐞.