Në mbështetje të USAID – Programi Drejtësia Komerciale, Oda e Ndërmjetësueve të Kosovës mbanë tryezë rrjetëzuese me akterët kryesor në kontribut e fuqizim të procesit të ndërmjetësimit në vend.
Nga të pranishmit: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z.Albert Zogaj, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z.Besim Kelmendi, zv.ministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, Drejtor i USAID z.Chris Thompson, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve të Shqipërisë znj.Drita Avdyli, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës znj.Ganimete Xhelili, kryetar/e të gjykatave, prokuror, ndërmjetësues/e, e bashkëpunëtor të pranishëm u riktheksua rëndësia e Ndërmjetësimit në ndihmë e shkarkim të gjykatave nga lëndët, sukseset e progresi i viteve të fundit nga numri i madhë i rasteve të zgjidhura me Ndërmjetësim dhe benefitet për qytetarët që variojnë nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve të tyre me Ndërmjetësim.
Ruajtja e raporteve në mes palëve
Efektiviteti, ku 90% e rasteve që shkojnë në ndërmjetësim rezultojnë të zgjidhura
Kostoja e ulët
Procedurë alternative që kursen kohën
Titull ekzekutiv i marrëveshjes së ndërmjetësimit, dmth që efekti i saj juridik është po ai i njëjti sikur i një aktgjykim i cili merret me procedurë gjyqësore-është i ekzekutueshëm dhe i zbatueshëm.
Gjithashtu u përmendën sfidat, mangësitë, mundësitë për koordinim sa më të mirë ndërinstitucional dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm për ngritje dhe fuqizim të procesit të Ndërmjetësimit në Kosovë.
Në po të njejtën tryezë u formalizua dhe Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Akademisë së Drejtësisë dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta në funksion të përmbushjes sa më të mirë të mandatit ligjor të çështjeve me interes reciprok.
Mbështetjes profesionale, teknike dhe organizative në ofrimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të ndërmjetësimit për zbatimin e drejtë të legjislacionit në fuqi.
Sipas kërkesës dhe mundësive zbatimit të kurrikulave trajnuese për zyrtarët e ndërmjetësimit
Mundësisë së pjesëmarrjes edhe në trajnime të përbashkëta me gjyqtarë dhe prokurorë në tematika që janë me interes reciprok si dhe
Realizimin e aktiviteteve tjera me interes të përbashkët në këtë fushë.
𝐁ë𝐣 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫ë, 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧!