Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦ë𝐧 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Prishtinë, 30 maj 2024 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK),Ganimete Xhelili, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës (G7),Lendita Kastrati, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të zgjidhjes së kontesteve në sektorin privat dhe organizimin e aktiviteteve në interes të përbashkët për bizneset e drejtuara apo në pronësi të grave dhe ndërmjetësuesve.

Marrëveshja synon të promovojë dhe ndërgjegjësojë bizneset e grave për ndërmjetësimin, të organizojë trajnime lidhur me ndërmjetësimin komercial, të bashkërendojë aktivitete avokuese në proceset e ligjbërjes dhe politikëbërjes, të nxisë përdorimin e shërbimeve të ndërmjetësimit komercial nga bizneset, të adresojë rekomandimet për avancimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit, si dhe të shkëmbejë njohuri dhe praktika më të mira përmes tryezave të rrumbullakëta, seminareve dhe takimeve.

Kjo marrëveshje reflekton angazhimin e përbashkët të ONDK,G7 dhe USAID-Programi Drejtësia Komerciale për të fuqizuar bizneset e drejtuara nga gratë dhe për të përmirësuar mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve në Kosovë.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.