Prishtinë, 14 shkurt 2026 – U mbajt Kuvendi i Rregullt i Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, ku Kryetarja e Odës raportoi për punën gjatë vitit 2025, duke prezantuar të arriturat, sfidat dhe angazhimet institucionale.
Gjatë raportimit u theksua edhe mbështetja dhe kontributi i anëtarëve të Bordit të Odës, si dhe i Komiteteve Profesionale, në realizimin e aktiviteteve dhe avancimin e ndërmjetësimit në vend.
Po ashtu, u prezantua Plani i Punës për vitin 2026, i cili pas diskutimeve u miratua nga anëtarët e Kuvendit.
Faleminderit të gjithë anëtarëve për përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.





