Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐍𝐣ë 𝐡𝐚𝐩 𝐢 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐬𝐡ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë!

Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në Tiranë, ndërmjetësues nga të dyja vendet u bashkuan për të diskutuar mbi njohjen dhe harmonizimin e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësuesit. Ngjarja, e mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA), me pjesëmarrjen e menaxheres së projektit Elona F. Cana, shënoi një hap domethënës drejt një bashkëpunimi të frytshëm midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Prezantimet nga Besim M. Kajtazi dhe Enila Hasani, sollën në fokus legjislacionin dhe praktikat që do të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në Shqipëri dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Ky bashkëpunim është hapi i parë drejt standardizimit dhe fuqizimit të procesit të ndërmjetësimit.

+2

Shiko statistikat dhe reklamat

Promovo postimin

Të gjitha reagimet:

1515

Najnovije

Nedavne aktivnosti