Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët, sepse:
- marrëveshja e arritur mes palëve në mosmarrëveshjet e referuara nga gjykata ka fuqinë e një dokumenti përmbarues;
- marrëveshja e arritur mes palëve në mosmarrëveshjet e referuara nga prokuroria ka fuqinë e një dokumenti të vendimit të formës së prerë;
- për rastet e vetinicuara, marrëveshja të cilën palët e arrijnë përmes ndërmjetësimit me nënshkrimin e marrëveshjes nga palët dhe ndërmjetësuesi, ka efekt të njëjtë sikurse një vendim gjyqësor i formës së prerë, ka fuqinë e një dokumenti përmbarimor.