Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

TAKIME INFORMUESE NЁ PEJЁ

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët, sepse ndërmjetësimi:

  • zhvillohet me vullnetin e lirë të palëve, i shprehur gojarisht dhe me shkrim, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i pavarur dhe i paanshëm;
  • në procedurën e ndërmjetësimit përjashtohet publiku. Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë konfidencialitetin e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. Marrëveshja e ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve mund të bëhet publike në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.