Drejtoresha e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Afërdita Beka Arifaj, priti në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK), znj. Ganimete Xhelili.
Gjatë takimit u diskutua rreth mandatit të të dyja institucioneve, me theks të veçantë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e ndërmjetësimit për çështje pronësore.
Znj. Beka vlerësoi ndërmjetësimin si një mekanizëm të rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pronësore, ndërsa znj. Xhelili shprehu gatishmërinë e Odës për të mbështetur AKKVP-në dhe për të kontribuar në proceset e zgjidhjes së kontesteve përmes ndërmjetësimit.
Gjithashtu, u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të punëtorive dhe shkëmbimit të përvojave midis dy institucioneve.
