Në ambientet e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPPK), është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të OPPK-së dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK), me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve profesionale dhe forcimit të qasjeve të përbashkëta në shërbim të sistemit të drejtësisë.
Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës e përfaqësoi Kryetarja, Ganimete Xhelili. Nga OPPK, pjesëmarrës ishin Kryetari, Mehdi Reshani, Nënkryetari, Driton Govori, anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Sefer Arifi dhe Kushtrim Metaj, si dhe Udhëheqësi i Shërbimit Profesional, Mervan Zejnullahu.
Gjatë takimit u trajtuan çështje me rëndësi të ndërsjellë, përfshirë përmbarimin e marrëveshjeve të ndërmjetësimit, promovimin e metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe harmonizimin e praktikave profesionale. U potencua gjithashtu nevoja për bashkëpunim në organizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe në përfaqësimin institucional në raport me Ministrinë e Drejtësisë.
Ky takim konfirmon vullnetin e dy odave për të zhvilluar një bashkëpunim të qëndrueshëm profesional dhe për të kontribuar në ndërtimin e një sistemi më efikas dhe gjithëpërfshirës të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
