Pejë, 15 shkurt 2022 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili e shoqëruar nga anëtari i Bordit të ONDK-së, Mentor Boja, u pritën në takim në Pejë, nga Kryetari i Gjykatës Themelore, Armend Berisha dhe zyrtari për ndërmjetësim, Metë Çeku.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi me iniciativat e reja të ONDK-së dhe njoftimi me mbarëvajtjen e deritanishme rajonale të ndërmjetësimit. Në takim, u potencua edhe efikasiteti në gjykatë dhe numri i lartë i marrëvesheshjeve të arritura, e po ashtu u dakordua për bashkëpunim të vazhdueshëm.