Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, të enjten është mbajtur aktiviteti nga Oda e Ndërmjetësve, “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. Pas Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, të enjten edhe në Prizren është mbajtur aktiviteti vetëdijesues për qytetarë “Java e Ndërmjetësimit“ në Kosovë. Anëtari i bordit të Odës së Ndërmjetësve, Baki Morina, tha se përgjatë javës së ndërmjetësimit, po mundohemi që qytetarët t’I informojmë më afër me procesin e ndërmjetësimit, rëndësinë, përparësitë e zgjidhjes së rasteve me ndërmjetësim dhe përfitimet që një individ apo biznes ka nga ndërmjetësimi, që ndërmjetësimi është një risi dhe alternativë për qytetarët në zgjidhjen e rasteve nëpër institucione të hetuesisë dhe drejtësisë. Po cili është roli dhe angazhimet e ndërmjetësve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë bashkëpunim për raste ku ata janë të përfshirë zt. Morina, njoftoi se ndërmjetësit prizrenas, deri më tani kanë kryer rreth 500 raste në Prokurori, pa u proceduar ato fare në Gjykata, ndërsa puna e ndërmjetësit, tha ai, lehtëson edhe ngarkesa enorme të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë. Ky aktivitet u vlerësua tejet i rëndësishëm për informim të qytetarëve rreth punës së ndërmjetësve, nga qytetari, Avdyl Bytyçi. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shëprndarë fletëpalosje informuese për qytetarët nga ndërmjetësit prizrenas. Ndryshe, në Prizren aktualisht nga 15 ndërmjetës, 10 prej tyre janë aktiv në këtë profesion. Aktiviteti përfundimtar i kësaj jave që ka nisur në Gjilan me datë 19 shtator, do të përfundoj me 26 të këtij muaji në Prishtinë.
Artikujt e fundit
𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭!
September 29, 2025
𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈𝐓
September 29, 2025
𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë
August 22, 2025
Newest
Recent activities

Activities
𝐆𝐫𝐚𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢𝐧 “𝐍𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐄𝐤𝐨𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐐ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐆𝐫𝐚𝐭ë 𝐧ë 𝐁𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬”
Prishtinë, 27 tetor 2025 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, së

Activities
𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈𝐓
Prishtinë, 26 shtator 2025 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me mbështetjen e Gjykatës Supreme

Activities
𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë
Prishtinë, 16 korrik 2025 – Përfaqësues të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës – Kryetarja Ganimete