Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, të enjten është mbajtur aktiviteti nga Oda e Ndërmjetësve, “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. Pas Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, të enjten edhe në Prizren është mbajtur aktiviteti vetëdijesues për qytetarë “Java e Ndërmjetësimit“ në Kosovë. Anëtari i bordit të Odës së Ndërmjetësve, Baki Morina, tha se përgjatë javës së ndërmjetësimit, po mundohemi që qytetarët t’I informojmë më afër me procesin e ndërmjetësimit, rëndësinë, përparësitë e zgjidhjes së rasteve me ndërmjetësim dhe përfitimet që një individ apo biznes ka nga ndërmjetësimi, që ndërmjetësimi është një risi dhe alternativë për qytetarët në zgjidhjen e rasteve nëpër institucione të hetuesisë dhe drejtësisë. Po cili është roli dhe angazhimet e ndërmjetësve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë bashkëpunim për raste ku ata janë të përfshirë zt. Morina, njoftoi se ndërmjetësit prizrenas, deri më tani kanë kryer rreth 500 raste në Prokurori, pa u proceduar ato fare në Gjykata, ndërsa puna e ndërmjetësit, tha ai, lehtëson edhe ngarkesa enorme të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë. Ky aktivitet u vlerësua tejet i rëndësishëm për informim të qytetarëve rreth punës së ndërmjetësve, nga qytetari, Avdyl Bytyçi. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shëprndarë fletëpalosje informuese për qytetarët nga ndërmjetësit prizrenas. Ndryshe, në Prizren aktualisht nga 15 ndërmjetës, 10 prej tyre janë aktiv në këtë profesion. Aktiviteti përfundimtar i kësaj jave që ka nisur në Gjilan me datë 19 shtator, do të përfundoj me 26 të këtij muaji në Prishtinë.
Artikujt e fundit
𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧
October 9, 2024
𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐉𝐚𝐯ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭
October 2, 2024
𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐩ë𝐫 𝐃𝐢𝐭ë𝐧 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭!
September 26, 2024
𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐒𝐡ë𝐧𝐨𝐧 𝐃𝐢𝐭ë𝐧 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë
September 26, 2024
Newest
Recent activities
Activities
𝐏𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐧ë 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭: 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐞 𝐏ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë
Prishtinë, 29 tetor 2024 – U mbajt punëtoria e bashkëorganizuar nga Oda e Ndërmjetësuesve të
Activities
𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧
Më 27 shtator 2024, u mbajt një sesion informues për ndërmjetësimin, i organizuar nga Oda
Activities
𝐒𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐉𝐚𝐯ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭
Mitrovicë, 26 shtator 2024 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, mbështetur nga Programi i USAID-it