Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Takim koordinues me ndërmjetësuesit e regjionit të Ferizaj

Ferizaj, 07 prill 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, organizoi takim koordinues me anëtarët e regjionit të Ferizajt.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve dhe trajtimin e çështjeve praktike të profesionit. Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe sfida të përditshme, ndërsa në përfundim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët dhe u dhanë rekomandime konkrete për aktivitetet e ardhshme.

Newest

Recent activities