Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Takim koordinues me ndërmjetësuesit e regjionit të Gjilanit

Gjilan, 02 prill 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në partneritet me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation, në kuadër të projektit “SEE Mediation – Southeast European Mediation Systems Strengthened”, të mbështetur nga Austrian Development Agency, organizoi takim koordinues me anëtarët nga regjioni i Gjilanit.

Takimi u fokusua në forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve në nivel lokal, si dhe në trajtimin e çështjeve praktike që ndërlidhen me zhvillimin e mëtejmë të ndërmjetësimit.

Gjatë diskutimeve, ndërmjetësuesit ndanë përvojat e tyre lidhur me praktikat, nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit.

Në përfundim, u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët për avancimin e ndërmjetësimit dhe fuqizimin e rolit të tij në sistemin e drejtësisë, si dhe u dhanë rekomandime konkrete për aktivitetet e përbashkëta në vazhdim.

Newest

Recent activities