Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

Prishtinë, 16 korrik 2025 – Përfaqësues të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës – Kryetarja Ganimete Xhelili dhe dy nga anëtarët e Bordit, Anita Kosumi dhe Edmond Kumnova – u pritën në takim nga Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Anita Kalanderi.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e ndërmjetësimit në vend, planifikimet në vijim dhe rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes institucionale nga Ministria e Drejtësisë për fuqizimin e këtij mekanizmi alternativ të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Newest

Recent activities