Prishtinë, 27 tetor 2025 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, së bashku me gra ndërmjetësuese, morën pjesë në ditën e parë të Forumit të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, nën përkrahjen e Bankës Kombëtare Tregtare – BKT.
Ky forum shërbeu si hapësirë e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet grave sipërmarrëse, profesionisteve ligjore dhe financiare, me qëllim të forcimit të ekosistemit për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve të drejtuara nga gratë dhe promovimit të zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve si mekanizëm efikas në biznes.
Forumi do të vazhdojë më 10 nëntor, me sesione të dedikuara për rrjetëzim, mentorim dhe identifikim të mundësive të përbashkëta për zhvillimin e bizneseve të grave, duke përfshirë edhe përdorimin praktik të zgjidhjeve alternative.



